Infermierja përlot botën/ Djersa derdhet “lumë”, pas një turni sfilitës me pacientët e infektuar me covid

12/08/2020 16:44

Punonjësit e personelit mjekësor, janë cilësuar si heronjtë e luftës ndaj COVID-19.

Prej më shumë se 5 muajsh, ata kanë punuar me orare të zgjatura, janë kujdesur për të sëmurët, e mbi të gjitha i kanë qëndruar aq pranë rrezikut të një infektimi të mundshëm, duke rrezikuar së tepërmi veten dhe familjarët.

Origjina e këtij virusi mendohet se është Kina, e pikërisht nga ky vend ka qarkulluar së fundmi një video, ku shihet një infermiere duke hequr kostumin mbrojtës. E teksa kryen këtë veprim vihet re një sasi e konsiderueshme uji që del poshtë saj.

Kjo tregon se gjatë turneve të gjatë dhe rraskapitëse punonjëset djersiten jo pak. Ngjarja besohet se ka ndodhur në qytetin Xinjiang dhe menjëherë pas publikimit në drejtim të saj kanë vërshuar miliona komente pozitive. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA