Vendosi të brendshmet e gruas në vend të maskës, arrestohet miliarderi (FOTO)

11/08/2020 18:07

Manjati i teknologjisë John McAfee, është arrestuar nga policia norvegjeze pasi në vend të maskës anti-Covid kishte vendosur mbathje femrash.

Lajmin e arrestimit, e ka njoftuar vetë McAfee me anë të një postimi në “Twitter”. Manjati pretendon se maska që ai mbante veshur ka të njëjtën efikasitet me maskat e certifikuara, për këtë arsye mendon se arrestimi i tij është i gabuar.

Me të njëjtën vijë logjike ka vijuar edhe bashkëshortja e 74-vjeçarit, e cila gjithashtu është arrestuar. Ajo e ka quajtur këtë vendim si absurd.

“Insistoj se kjo është maska më e sigurta e mundshme dhe refuzoj të mbroj me gjë tjetër shëndetin tim”, u shpreh 74-vjeçari.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel