Të shtëna me armë zjarri në një festë me 200 persona në SHBA, raportohet për të plagosur

11/08/2020 21:50

Një person i armatosur, ka hapur zjarr në një festë që po organizohej pranë një depoje në zonën Harbour Gateway, në afërsi të Kalifornisë.

Si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Në raportin e policisë thuhet se rreth 200 persona ishin të pranishëm në festë, e më pas aty ka ndodhur një konflikt që degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Me urgjencë në spital janë transportuar tre burra dhe dy gra, midis moshës 19 dhe 39-vjeç. Dyshimet e para të policisë janë që konflikti ka nisur mes bandave, megjithatë hetimet janë ende duke vijuar.

Top Channel