“Mbani një dreq maske”/ Fitoi betejën me COVID-19 disa kohë më parë, aktores së njohur kanë nisur t’i bien flokët

11/08/2020 21:31

Aktorja Alyssa Milano, disa kohë më parë njoftoi se ishte e infektuar me COVID-19. Madje ajo publikoi foto nga shtrati i spitalit, ku shihej se ishte nën “pushtetin” e ventilatorit.

Atë kohë Alyssa u shpreh se ishte gati duke vdekur dhe beteja me virusin ishte shumë e vështirë. Së fundmi aktorja ka postuar në “Twitter” një video ku shprehet se po përjeton rënie të flokëve si pasojë e virusit. Ajo shihet teksa kreh flokët, e më pas nis të mbledhë fijet që bien.

“Mendova t’iu tregoj se çfarë i bën COVID-19 flokëve tuaj. Ju lutem merreni seriozisht. #MbaniNjëDreqMaske”, shkroi aktorja.

Së fundmi dhe një studim i publikuar nga  CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), mbështet teorinë e Alyssa. Ekspertët e kësaj qendre kanë dalë në përfundimin se COVID-19 ndikon në rënien e flokëve. Sipas tyre rreth 26% të personave që kanë përjetuar simptoma afatgjata të koronavirust, kanë treguar se kanë përjetuar rënie flokësh.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel