Si gjendet sot letërsia për fëmijë?
A vazhdon ajo të ndjekë traditën e hershme të saj, madje edhe të para shtypjes. E më pas me emra të ndritur si Naim Frashëri, Luigj Gurakuqi, Odhise Grillo, Adelina Mamaqi e të tjerë. Ku jemi sot me zhvillimin e saj?
“Këto dy tre vitet e fundit panorama ka ndryshuar. Kemi mbështetje financiare për këtë letërsi të autorëve të rinj sidomos dje optimistja është që po futen disa forca krijuese të reja”, shprehet Viktor Canosinaj.
Po Kosova a ka ndryshim në preferencat asaj letërsisë kushtuar të vegjëlve?
“Kosova ka ngelur në titujt e viteve para 2000. Tek emra autorësh që tashme kanë vdekur. Dy tre emra janë të rinj. Përgjithësisht fëmijët në Kosovë vazhdojnë të lexojnë letërsi të para viteve ‘90”, thotë Durim Abdullahu.
Por edhe personazhet nuk janë më ata klasikët. Me kohen dhe përkthimet e reja kanë ndryshuar dhe preferencat.
“Po vjen një brez që nuk kërkon më letërsi të zhanrit të fantazisë. Është më pak e kërkuar. Duan letërsi te humorit dhe aventurë. Shija letrare e lexuesit ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe këtu kanë ndikuar dhe përkthimet e shumta”, shton Canosinaj.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet e projektit “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”.
Fitues janë; romani “Udhëtim drejt planetit Arbër” me autor Luan Ramën, libri didaktiko-letrar “Grama Tik-Tok” me autore Rudina Çupin dhe përralla “Fani në kërkim të dritës” me autore Rovena Rrozhanin.
“Qëllimi i këtij fondi ishte motivimi i autorëve të rinj shqiptarë që të shkruajnë në gjininë e letërsisë për fëmijë ku ne kemi pasur një traditë që tani është rrudhur. Më vjen mirë që në fund të këtij procesi do të kemi tre botime të reja”, sqaron Alda Bardhyli.
Fituesit u përkasin gjeneratave të ndryshme, duke sjellë edhe larmi në zhanret e lëvruara.
Top Channel