Kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse kundër COVID-19: I besoj Putinit!

11/08/2020 20:51

Ka dhënë jo pak shpresë zbulimi i vaksinës së koronavirusit nga shteti rus

Pas Rusisë, është presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, që ka treguar gatishmërinë të bëhet person i parë që i nënshtrohet vaksinës.

“Besoj në vaksinën e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, u shpreh presidenti Duterte.

Rusia ndërkaq ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës. Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë të infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentin Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse duhet t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrate e ushqimeve dhe ilaçeve në vend.

Top Channel