Hyri brenda pusit për ta pastruar por mbeti i bllokuar/ Momenti kur zjarrfikësit e nxjerrin me litarë burrin…

11/08/2020 21:01

Një burrë në Kinë, i cili kishte hyrë në thellësinë e pusit të shtëpisë për ta pastruar, ka ngecur në momentin që ka tentuar të dalë. Shkak për këtë është bërë pesha e tij e tepërt, shkruajnë mediat e huaja.

Burri i identifikuar me mbiemrin e tij Liu ka pritur ardhjen e zjarrfikësve për të dalë nga pusi. Me të mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit e lidhën të riun rreth belit me disa litarë dhe të gjithë njëherësh e tërhoqën.

Sipas prindërve të djalit, pusi i shtëpisë kishte vite që nuk përdorej, e për këtë arsye ato kishin vendosur që pas pastrimit ta mbyllnin.

Fatmirësisht Liu nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ky incident dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e mirë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel