“Hidhen në kosh” 220 mijë euro/ “Lamborghini” del nga rruga dhe përplaset me…

11/08/2020 16:23

Një aksident i rëndë është shënuar në Spanjë. Një makinë tip “Lamborghini” me vlerë 220 mijë euro, është përplasur me një nënstacion elektrik në Huelva.

Raportohet se shoferi i makinës luksoze po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, e kjo u bë dhe shkak i aksidentit.

Shoferi i “Lamborghini-t” dhe pasagjeri janë dërguar në spital pasi kanë marrë disa plagë të lehta në trup, por fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme dhe nuk i rrezikohet jeta, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel