Shakhtar Donetsk është skuadra që do të plotësojë katërshen gjysmëfinaliste, pasi ia doli të eliminojë në çerekfinale zviceranët e Baselit, në një ndeshje të dominuar dhe të fituar me meritë me shifrat 4-0.

Ukrainasit e nisën vrullshëm sfidën dhe zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë me anë të Moraes, që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit të Baselit, gjatë një goditjeje nga këndi dhe arriti të dërgojë sferën në rrjetë.

Zviceranët u përpoqën të reagojnë, por pa arritur të shfaqen rrezikshëm në zonën kundërshtare, ndërsa në minutën e 22-të ishte Taison që u shërbye nga Marlos dhe gjuajti drejt portës, duke shënuar edhe golin e dytë, i ndihmuar nga një devijim vendimtar i Frei.

Në pjesën e dytë ukrainasit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Alan Patrick dhe Dodo, duke vulosur suksesin që i çon në gjysmëfinale, ku do të gjejnë përballë Interin e Antonio Contes.

Sfidat gjysmëfinale do tē luhen më datēn 16 Inter-Shakhtar Donetsk dhe më datën 17 Manchester United-Sevilla, ndeshje që dontë transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Top Channel