Ndryshim drastik! Ky burrë e shndërroi një fushë “të varfër” në këtë kopsht përrallor

09/08/2020 17:06

Vullneti dhe dashuria për natyrën, bënë që Shaun Schroeder nga Britania e Madhe, ta shndërronte kopshtin “e varfër” të shtëpisë në një lulishte përrallore.

57-vjeçari e nisi punën që në muajin maj, e për të arritur këtë rezultat, atë e ndihmoi edhe periudha e izolimit si pasojë e pandemisë. Ai thotë se çdo ditë shpenzon tri orë në kopsht, duke u kujdesur për lulet shumëngjyrëshe. Shpërblim për suksesin e punës së Shaun-it, përpos të gjithë bukurisë, është edhe vlerësimi që i kanë dhënë miqtë dhe të afërmit.

“Gjithçka filloi në maj. Sa më shumë lule që mbillja, aq më shumë më komplimentonin njerëzit. Kjo më dha dhe shtysë për të bërë shumë më shumë. Ka pasur plot persona që kanë kaluar rastësisht këndej, kanë trokitur në derë dhe kanë ardhur vetëm për t’i hedhur një sy kopshtit. Më kanë ofruar para që të transformoj edhe kopshte të tjera në këtë formë, por s’kam pranuar, ky është një hobi i imi, jo një profesion”, u shpreh Shaun.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel