Plot celulit, 3 yjet zbulojnë si duket trupi i tyre pa ‘photoshop’ (FOTO)

08/08/2020 13:33

Celuliti e mundon pothuajse çdo femër, ndërkaq në kohën e sotme sikur është turp të kesh ndonjë të metë në trup.

Në epokën e photoshop-it dhe të rrjeteve shoqërore, është imponuar rregulli që të gjitha femrat patjetër duhet të duken tip-top, që lëkura t’u jetë e shkëlqyeshme, fytyra pa rrudha, ndërsa këmbët të skalitura dhe barku po ashtu.

Një numër i madh i personaliteteve të famshme janë gjunjëzuar para këtij trendi dhe nuk marrin guxim të publikojnë fotografi pa i përpunuar.

Ndërkaq këto tri gra janë ndër të rrallat, të cilat me krenari tregojnë trupin e tyre dhe dërgojnë porosi që është plotësisht në rregull të mos jesh perfekt dhe pikërisht në ato të meta të vogla qëndron magjia e çdo femre.

“Nuk është e thënë që të gjitha të jemi të njëjta dhe nuk dëshiroj të dukem sikur çdo femër tjetër. Kam celulit dhe tepricë kilogramësh dhe nuk më vjen turp”, ka thënë Demi Lovato në një rast.

Me këto fotografi kanë dashur t’u dërgojnë mesazhe të rëndësishme të gjitha femrave.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel