FOTO/ Vajza me këmbët e gjatë i “habit” të gjithë me pamjen e saj…

07/08/2020 22:00

Një vajzë që jeton në SHBA, por me origjinë nga Mongolia, e njohur thjesht si Renny, ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

E reja ka një gjatësi prej 2.1 metra dhe vetëm këmbët e saj arrijnë gjatësinë prej 1.27 metra, duke u kthyer kështu në një nga vajzat me këmbët më të gjata në botë.

Renny dikur ishte e shqetësuar për pamjen e saj, pasi ishte e ndryshme nga bashkëmoshatarët, por me kalimin e viteve filloi të pranojë bukurinë e saj natyrore dhe ta vlerësojë atë. Ajo thotë se e ka trashëguar gjatësinë nga prindërit, të cilët po ashtu janë me përmasa të mëdha.

“Babai”, thotë Renny “është 2 metra i gjatë, ndërsa mamaja 1.85 metra”.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel