FOTO/ Derri i egër i bën gjëmën nudistit, i rrëmben çantën dhe …

07/08/2020 19:36

Një episod qesharak është shënuar në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Një nudist, ishte duke bërë banjë dielli pranë një liqeni, ku papritur një derr i egër shfaqet dhe rrëmben laptopin e tij. E për të mos humbur sendin me vlerë, burri ka nisur të ndjekë me vrap kafshën, duke mos i interesuar prania e njerëzve të tjerë.

Burri ka arritur që ta rimarrë përsëri çantën dhe për këtë “triumf” ka merituar ovacionet e të pranishme, të cilët u panë duke duartrokitur.

“Kur ai u kthye me çantën e verdhë në dorë, të gjithë duartrokitëm dhe e përgëzuam për suksesin e tij”, u shpreh një prej të pranishmëve.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel