Brandley Cooper kapet mat në plazh me aktoren e sapo ndarë, fotot që po bëjnë xhiron në rrjet

07/08/2020 16:32

Prej vitesh janë miq dhe mes tyre ka patur një kimi të veçantë që kur xhironin bashkë serialin e njohur televiziv Alias midis viteve 2001 deri 2006.

Është fjala për Jennifer Garner dhe Bradley Cooper, të cilët kanë arritur të ruajnë një miqësi të ngushtë që nga ajo kohë.

48-vjeçarja Jennifer thuhet se është ndarë me të dashurin e saj CEO, John Miller, e së fundmi është fotografuar me Bradley-n, 45 vjeç, në Malibu, California.

Të martën ata janë kapur mat duke shijuar plazhin me vajzën e Brandley-t trevjeçare, Lea De Seine.

Të dy Bradley dhe Jennifer – të cilët kanë luajtur role të ndryshme bashkë, nga miq të mirë në të dashur, dukeshin të buzëqeshur, ndërsa bënin sanduiçë me vajzën, të cilën Bradley e ka nga marrëdhënia me supermodelen Irina Shayk, 34 vjeç.

Dyshja dukej jashtëzakonisht e lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, me Bradley-n që tregonte fizikun e tij muskulor i veshur me një palë rroba banjo në ngjyrë portokalli, ndërsa Jennifer me një veshje më ‘casual’.

Ata janë të dy beqarë aktualisht dhe kjo ka bërë të lindin dyshime në mesin e fansave. Jennifer ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies me ish-in John, i cili themeloi kompaninë e teknologjisë Cali Group në 2011.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel