Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në Peqin.

Një 40-vjeçar, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spital shtetasi Sh.Sh.

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel