VIDEO/ Goditën me makinë gruan dhe qenin e saj, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët largohen nga vendngjarja

05/08/2020 18:08

Pamje tejet të rënda vijnë nga Britania e Madhe. Në një video të bërë virale është fiksuar momenti kur një grua e cila kishte dalë të bënte një shëtitje me qenin e saj, në një rrugë të Birmingham-it, është goditur nga një makinë.

Drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe pasagjerët në të, pasi kanë goditur gruan janë parë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Gruaja ka arritur të mbijetojë aksidentit, por ka marrë lëndime të shumta, ndërsa qeni i saj ka ngordhur në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë policia ka nisur një hetim mbi rastin dhe i ka kërkuar ndihmë qytetarëve për identifikimin e autorëve.

“Ne kemi linçuar pamjet e aksidentit pasi kemi nevojë urgjente për informacion. Video e publikuar tregon të gjithë momentin, si edhe drejtuesin e automjetit dhe pasagjerët duke u larguar nga vendngjarja. I bëj thirrje qytetarëve të na ndihmojnë në identifikimin e tyre”, u shpreh një zëdhënës i policisë.

Top Channel