Është gjendur e mbytur në Gjipe gruaja që po kërkohej që nga mëngjesi i sotëm pas përmbysjes së barkës në Himarë.

Ajo është gjetur nga policia kufitare 250 metra larg bregut në gjirin e Gjipesë ndërsa më herët u gjenden tre të tjerët, fatmirësisht gjallë.

Fillimisht u raportua për tre persona , por policia bënë me dije se në varkë ishin 4 persona, 3 janë anëtarë të një familje, dhe një punëtor.

Dy bashkëshortët dhe djali i tyre 25 vjeç së bashku me një punëtor kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.

Policia ka mundur të shkojë te Shpella e Pëllumbave, por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk u gjet nga policia deri në këto momente.

Më pas, pas disa orësh falë operacionit të shpëtimit babai, djali dhe punëtori u nxorën në breg në Jalë.

Top Channel