Punëtori stakon HEC-in privat, mbeten pa drita fshatra të Malësisë së Madhe. Prokuroria nis hetimet

05/08/2020 13:11

Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan dje për afro 7 orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbetën pa furnizim zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Nga informacionet paraprake mësohet se stakimi erdhi nga vet punëtori i turnit në HEC, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.

“Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1.

Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë. OSSH u kërkon ndjesë abonentëve të këtyre zonave për këtë anomali të krijuar në furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Top Channel