Nuk zbatuan masat për Covid-19, ISHSH gjobit 3 biznese, pezullon aktivitetin e një tjetri

05/08/2020 19:08

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njofton se në 24 orët e fundit ka gjobitur 4 biznese që shkelën rregullat kundër Covid-19.

“Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i ISHSH:

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID kanë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. Janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë: 3 masa administrative me gjobë; 1 vendim për pezullim aktiviteti.

Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Top Channel