Kishin dal në det për peshkim, por i zë stuhia/ Roja bregdetare shpëton tre të rinj në Borsh

05/08/2020 17:15

Tre persona kanë rrezikuar te mbyten në gjirin e fshatit Borsh.

Ka qenë roja bregdetare e cila ka bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Ata kishin dalë në det për peshkim nga gjiri i Portopalermos por moti i keq i ka drejtuar në afërsi të Borshit. Kjo motovedet P 117 në ditën e sotme ka shpëtuar 7 jetë njerëzish vetëm në bregdetin e jugut.

Në orët e para te ditës një velier ka kërkuar ndihmë në Ksamil, dy persona në plazhin e Sarandës, një tjetër barkë peshkimi me tre persona në bord është shpëtuar po nga kjo motovedet.

Top Channel