Ishin bllokuar te Shpella e Pëllumbave/ Policia nxjerr në Jalë djalin dhe babanë, gruaja ende nuk gjendet

05/08/2020 10:37

Policia Kufitare ka nxjerrë në Jalë, babain dhe djalin që bashkë me të ëmën ishin bllokuar te shpella e Pëllumbave në Himarë dhe rrezikonin të mbyteshin. Por fatkeqësisht gruaja ende nuk është gjetur.

Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 25 vjeç kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por ngecën tek shpella e Pëllumbave, mëson Top Channel.

Gruaja e cila ka qenë në barkë dyshohet se mund të jetë mbytur në det pasi nuk po gjendet.

Ndërkohë autoritet më herët kanë bërë thirrje që sidomos në zonat bregdetare të shmangen lundrimet në det si pasojë e reshjeve të denduar dhe stuhive.

“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës”, njofton policia.

Vijon…

Top Channel