Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, është fiksuar momenti kur një elefant në Indi, i ka shpëtuar për fare pak një përplasje me trenin.

Në pamjet e publikuara, shikohet një grup elefantësh të cilët po përpiqen të kalojnë kalimin në nivel ( e thënë ndryshe shinat e trenit) dhe njëri prej tyre për pak mund të kishte një fund tragjik si pasojë e përplasjes së trenit.

Rupak Dastidar, fotografi që realizoi fotot tha:

“Kalimi në nivel ka rezultuar të jetë varri i shumë elefantëve. Kjo ndodh pasi për të kaluar në pyje të egër dhe parqe kombëtare, elefantët janë të detyruar për të kaluar mes për mes vendit ku kalon treni”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel