Emri/ Gjendet i pajetë në kamionçinën e tij një 57-vjeçar, dyshohet se autori …

05/08/2020 17:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor rural Polican-Suhe, ku shtetasi Gëzim Saraci është gjendur i pajetë pranë automjetit të tij.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe dyshohet se pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me sende të forta, e për pasojë 57-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Si rezultat  veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij por për arsye hetimore policia nuk bën ende me dije të dhëna rreth autorit të krimit, pa dalë në një konkluzion përfundimtar të bazuar në prova ligjore.

Burime për Top Channel mësojnë se autori ka njoftuar familjarët e tij, pasi mësohet se kanë qenë ata të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Telefonata që ky i fundit i ka bërë familjarëve ka lënë të kuptohet se edhe ai mund të jetë plagosur gjatë konfliktit.
Policia ka ngritur postbllok në të gjithë zonën për të gjetur autorin e dyshuar.

Zona është shumë e vështirë për tu krehur për shkak të terrenit të thyer malor, vendosur përgjatë kamionit të lumit të Suhës dhe pranisë së dendur të shkurreve.

Top Channel