E tallnin për peshën trupore, 27-vjeçarja humbet 76 kilogramë dhe i lë me “gojë hapur” të gjithë (FOTO)

05/08/2020 20:08

Një grua australiane ka treguar se ka humbur 76 kilogramë dhe ka përftuar një pamje krejtësisht të re. Para pak kohësh Alida Elizabeth Dreyer, peshonte jo pak por 145 kilogramë, edhe pse është vetëm 27-vjeçe.

Pesha e tepërt, i paraqiste probleme me shtatzëninë, e për këtë shkak Alida ndoqi një dietë strikte dhe aplikoi orë të tepërta në palestër. Gjithashtu, 27-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrje për rikuperimin e lëkurës, e cila u rrudhos në momentin që ajo u dobësua. Ndër të tjera ajo shtoi se gjatë viteve të shkollës bashkëmoshatarët e kanë pas tallur, duke qenë se ajo ishte vajza me përmasa më të mëdha në klasë.

“Jam ngacmuar shumë, aq sa jam ndier shumë keq. U mbylla në vetvete dhe nuk preferoja të qëndroja me njeri. Tashmë që jam dobësuar më ka ndryshuar jeta, ndihem mirë me pamjen time të re dhe kam marrë komplimente të shumta nga të gjithë”, u shpreh Alida.

Më tej ajo shtoi:

“Arrita të humbas në peshë duke ndjekur një dietë strikte të pasur me vitamina e proteina, si edhe ushtrohesha shumë. Kam humbur jo pak, por 76 kilogramë dhe aktualisht peshorja tregon  68 kilogramë”.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel