Arrestohet i riu në Durrës, mban peng për 1 orë në mjet 34-vjeçarin (detajet)

05/08/2020 10:41
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjecar, pasi dyshohet se ka mbajtur peng një 34-vjecar, për motive pronësie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia.

Top Channel