Aksident në Kashar, përplasen dy makina/ Ambulanca transporton një të lënduar

05/08/2020 15:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Qafë Kashar.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë ose një manovër parakalimi, duke bërë që të përplaset me një automjet tjetër.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa një nga të plagosurit është dërguar me ambulancë në spital.

Një qytetar në vendngjarje ka nisur pamjet në redaksinë e Top Channel.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel