Tiranë/ U dyshua i pajetë, qytetari dërgohet në spital pas përplasjes nga çiklomotorri

04/08/2020 14:15

Në zonën e cila njihet si “Pallati me Shigjeta” ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e një qytetari, i cili fillimisht u raportua se kishte ndërruar jetë.

“Më datë 04.08.2020, rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

FOTO GALERI
1/3

Top Channel