Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues
Ushtronte aktivitetin në kundërshtim me masat antiCovid të marra, gjobitet një tjetër lokal dasmash në Kurbin.
Policia e Kurbinit ka gjobitur një lokal dasmash pasi ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Kurbin
Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Top Channel