Marrëveshja politike e 5 qershorit e përkthyer në 48 nene të kodit elektoral u botua sot në Fletoren zyrtare pasi mori edhe firmën e Presidentit Ilir Meta.

Drafti i cili ka konsensusin e të gjitha palëve pritet të hyje në fuqi më 19 gusht, por ndërkohë ka nisur numërimi mbrapsht për dy procese të rëndësishme si përzgjedhja e Komisionit të Ri Qendror të Zgjedhjeve dhe zbatimi i teknologjisë në zgjedhje.

Kodi i ri, raporton gazetarja Elda Menga, parashikon që 60 ditë pas ligji të ketë hyrë në fuqi duhet të përzgjidhen organet e reja të administrimit të zgjedhjeve në bashkëpunim me Partinë Demokratike, e cila do të ketë një përfaqësues në komision Ad Hock që do seleksionojë anëtarët e tri hallkave të reja të KQZ, proces i cili sipas afateve zyrtare duhet të përfundojë brenda 19 tetorit.

Gjithashtu me hyrjen në fuqi të ligjit të ri zgjedhor qeveria duhet të alokojë fondet për prokurimin e pajisjeve teknologjike, raporton Menga.

Por ky prokurim nuk mund të realizohet pa zgjedhjen e KQZ-së së Re, pasi sipas marrëveshjes teknologjia në zgjedhje është përgjegjësi e nënkomisionerit që vjen nga radhët e opozitës jo parlamentare.

Kodi i Botuar

Top Channel