Ekstradohet terroristi i ISIS/ 24-vjeçari nga Taxhikistani kërkohej nga Gjermania, u kap në Shqipëri

04/08/2020 16:24

Komron Zukurov iu realizua dëshira, ai nuk u dorëzua ne vendlindjen e tij ne Taxhakistan, ku pretendon se i rrezikohet jeta.

Por u ekstradua drejt Gjermanisë ku prej pesë muajsh është ne fuqi urdhër arresti ndërkombëtar i gjykatës se Karlsruhe qe i kërkoi Shqipërisë ta ekstradojë, për dyshimet e anëtarësisë ne një organizatë terroriste.

24 vjeçari kishte hyrë ne territorin shqiptar ne shkurt 2020 si një turist qe dëshironte te takonte hallën e tij, por dy muaj me pas Interpoli e shpalli ne kërkim, duke u bazuar ne hetimin paraprak dhe ne vendimin e gjykatës federale. Komron Zukurov që nga hetimet e antiterrorit shqiptar rezultoi me pas se kishte edhe dy identitete te tjera, shikohet i dyshimtë nga gjermanët se bashku me katër shtetas te tjerë te huaj që u identifikuan ne fillim te këtij viti. Në letër porosinë e autoriteteve gjermane 24 vjeçari mendohet se formoi ne Gjermani një celulë ekstremiste qe synonte dhe planifikonte te kryente sulme ne emër te ISIS me shënjestër jo besimtarët.

Këto sulme besohet se do te kryheshin ne Gjermani dhe ne shtete te tjera, ku nuk përjashtohej edhe atdheu i tij, Taxhakistani. Por i riu nga Taxhakistani fillimisht u dyshua se kishte ardhur ne Shqipëri për te kryer një vrasje , por ky version nuk u provua nga autoritetet vendase.

Top Channel