Do e ndihmonte me kredinë/ U paraqit si avokat dhe i mori paratë, arrestohet 30 vjeçari

04/08/2020 11:37
Ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan shtetasin në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel