Arrestohet 22-vjeçari në Mat, goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij

04/08/2020 11:32
Ilustrim

Një ngjarje rëndë është parandaluar nga policia e Matit.

Një 22-vjeçar që goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij u arrestua.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç’, njofton policia.

Top Channel