Vatrat e zjarreve në vend/ Meta: Po e ndjek me shqetësim! Masa të menjëhershme!
03/08/2020 11:34
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e vatrave të zjarrit në vend.
Meta thotë se është duke e ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.
Ndërsa nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.
Top Channel