Edhe kjo makinë me të cilën biznesmeni Ylli Ndroqi udhëtonte këtë të hënë u sekuestrua e madje u bë shkak që shefi i 3 televizioneve, te paraqitej ne policinë vendore.

SPAK njoftoi se pasuritë, kryesisht parcela toke, shoqëri dhe media tek te cilat efektivët dorëzuan te maskuar vendimin e Gjykatës, u sekuestruan për dyshimet se Ndroqi ka qenë i përfshirë në çështje droge.

SPAK deklaron seYlli Ndroqi sipas krahasimit te gjurmëve daktiloskopike është shtetasi Xhemail Pasmaciu. Pasmaciu sipas policisë së Stambollit u arrestua nga skuadrat antidrogë gjatë shtatorit 1998 se bashku me gjashtë shtetas te tjerë si te implikuar ne trafikun e 30.5 kilogramë heroine. Ekzistojnë te dhëna, njoftoi SPAK, se edhe ne vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi u referua pranë autoriteteve gjyqësore për histori droge ne mbyllje te operacionit te koduar ‘bakllava”. Për këtë theksohet më tej ai u arrestua ne 2015 sipas një urdhëri te lëshuar nga prokuroria e Milanos.

Mes 26 pasurive janë sekuestruar edhe mediat ku Ndroqi zotëron aksione, por SPAK thotë se këto aktivitete qe janë ne zhvillim nuk do mbyllen por do administrohen nga administratorë te njësisë për pasuritë e sekuestruara dhe te konfiskuara.

Prokuroria e Posacme ka dyshime se pasuritë janë te pajusfitikuara, pasi vlera e tyre nuk i përgjigjet nivelit te te ardhurave . Me tej vendimi i sekuestros argumentohet tek ligji antimafia dhe ekzistenca e rrezikut real për transferimin apo humbjen e pasurive te mësipërme.

Anila Hoxha

Top Channel