Pyjet e Mirditës janë në flakë/ Era dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen nga ajri dhe toka

03/08/2020 16:09

Ndodhemi në zonën e Mirditës pikërisht pranë fshatit Katund I vjetër dhe Rrasnik, prej 7 ditësh ka rënë zjarr, zjarr I cili deri më tani ka djegur rreth 15 hektarë pyje.

Siç duket dhe nga pamjet zjarri vijon që të jetë aktiv ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Një zjarr I fuqishëm përfshiu ditë më parë pyjet në zonën e Prullit të Lezhës. Të favorizuara edhe nga era, flakët u përhapën me shpejtësi, duke kaluar në territorin e bashkisë Mirditë. Tashmë prej 7 ditësh zjarrfikësit e Mirditës po luftojnë me flakët të cilat nga era e fortë po përhapen në mënyrë mjaft të shpejtë ndërsa zjarrfikësit me mjete rrethanore po punojnë që të ndalojnë përhapjen e flakëve të cilat nëse vijojnë me këto ritme rrezikojnë zonat e banuara.

Zona që është përfshirë nga flakët është zonë turistike pjesë e 100 fshatrave me një bimësi të dendur me gështenja shekullore dhe dëmi konsiderohet shumë iI madh.

Në qarkun e Lezhës ka aktive disa vatra zjarri ne siç janë në malin e Torovicës, Kakarricit dhe në zonën e “Rana e Hedhun” ku nga strukturat është kërkuar që të ndërhyhet nga ajri pasi ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA