6 viktima dhe 101 raste/ Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore

03/08/2020 19:44

Java nisi me një bilanc të rënduar nga Covid-19. Ministria e shëndetësisë konfirmoi 6 viktima në 24 orët e fundit dhe 101 raste të reja, më shumë se gjysma e tyre në Tiranë.

“Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30. Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës”.

Nisur nga shtimi i rasteve në vend, Ministria e Shëndetësisë tregon edhe grupmoshën me te prekur.

“Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve”.

Autoritetet vijojnë më thirrjen për mbajtjen e maskës dhe respektimin e protokollit anti Covid.

“I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit”.

Top Channel