Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas njoftimit që bëri se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është kritikuar ashpër se nuk respektoi protokollin e IKSHPK-së që pas testimit të vetëizolohet.
E në paraditen e sotme (e hënë) Hoti e ka arsyetuar këtë duke thënë se testimin e ka bërë të dielën rreth orës 16:00.
Shefi i ekzekutivit përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ai është izoluar derisa ka pritur rezultatin.
“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtoret me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16:00. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, ka shkruar Hoti.
Top Channel