Më shumës e gjysmë milionë raste koronavirusi janë konfirmuar në Afrikën e Jugut.
Ministri i shëndetësisë së vendit njoftoi 10107 raste të reja të shtunën duke e çuar totalin e të prekurve në 503290 dhe atë të viktimave në 8153.
Afrika e jugut është vendi më i goditur në kontinent dhe zë thuajse gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara në kontinent. Ajo ka po ashtu edhe numrin e pestë më të lartë në botë të infektimeve, pas SHBA, Brazilit, Rusisë dhe Indisë. Kërkuesit sidoqoftë thonë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave në vend mund të jetë shumë më i lartë. Më shumës e një e treta e infektimeve janë raportuar në Gauteng, qendrën financiare të Afrikës së Jugut që tashmë është epiqendra e shpërthimit në vend.
Infektimet, sipas ekspertëve, nuk pritet të arrijnë kulmin të paktën edhe për një muaj. Afrika e jugut vendosi një izolim strikt në prill dhe në maj, që e ngadalësoi përhapjen e virusit. Por nisi hapjen graduale në korrik. Gjendja e emergjencës në vend është akoma në fuqi, deri më 15 gusht. Fluksi i pacientëve ka vendosur në vështirësi sistemin spitalor të Afrikës së Jugut dhe një hetim i BBC ka treguar edhe një seri dështimesh sistematike që kanë çuar shërbimin shëndetësor afër kolapsit.
Top Channel