“Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL”.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se nga burimet që ka marrë, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Gucati u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta lirojnë Kastratin.
“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Kosova nuk është pjesë e Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2019, shkruan REL.
Ndërkohë për lajmin në fjalë, ka reaguar edhe PD, që përmes Kreshnik Çollakut, thotë se “Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën”.
Reagimi i plotë i PD
Policia shqiptare ka ndaluar ish luftëtarin e UÇK-se Murtez Kastratin pas kerkeses se Serbise nepermjet Interpol.
Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.
Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.
Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.
Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.
Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.
Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.
Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.
Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit.
Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.
Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.
Top Channel