LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin
Mijëra njerëz kanë protestuar sot në Berlin kundër kufizimeve të koronavirusit duke insistuar se ‘fundi i pandemisë ka ardhur’.
Brohorimat vijnë në një kohë kur autoritetet kanë shtuar shqetësimet për rritje të numrit të infektimeve.
Pa maska të dukshme, turma e ngjeshur marshonte në bulevardin qendror të Berlin para Portës së Brandenburg teksa i drejtoheshin parkut Tiergarten.
Protestuesit që vinin nga i gjithë vendi kishin krijuar pankartat e tyre me slogane si ‘Korona, alarm fals,’ ‘Po detyrohemi të mbajmë noçka,’ ‘Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit’ si dhe ‘Vala e dytë jemi ne.’
Ata gjithashtu brohorisnin, ‘Jemi këtu dhe jemi të zhurmshëm, sepse po na grabitet liria!’
Policia përdori megafonë për të nxitur pjesmarrësit të zbatonin masat e distancimit fizik, por pa ndonjë sukses të dukshëm.
Autoritetet thane se 17,000 njerëz merrnin pjesë në marshim, ndërsa tha se ishte kujdesur për të mbajtur larg demonstruesit nga disa kundra-demonstrues që brohorisnin “Jashtë nazistët!’
Qeveria gjermane ka reduktuar masat e pandemisë që prej fundit të prillit por kërkon ruajtjen e distancimit social dhe veshjen e maskave në vende publike.
Top Channel