Ish-gruaja e tenistit të famshëm gjerman Boris Becker, Lilly ka sulmuar sot të dashurën e re të tij duke i kërkuar “qëndro larg nga tim bir”.

44 vjeçarja Lilly Becker, foli kundër të dashurës së re të Boris, Lilian de Carvalho Monteiro pasi ajo ishte parë pranë djalit të tyre Amadeus.

Modelja Lilly dhe tenisti Becker u ndanë në vitin 2018 pas nëntë vjet martese, ndërsa kishin lindur djalin e tyre Amadeus në 2010.

Kësaj jave Becker, tre herë kampion i Wimbeldon, ishte fotografuar duke u relaksuar me të dashurën dhe të birin në Ibiza.

Megjithse 52-vjeçari e kishte të qartë tipin e tij duke ndryshuar vetëm nga Lilly në Lilian, foto nuk u pritën mirë nga ish-gruaja.

Lilly paralajmëronte partneren e tij në një postim në Instagram, megjithse më pas e fshiu atë.

“Po e them tani që të mos ketë keqkuptime: Vetëm gjatë periudhës së #corona ti je femra e dytë në 7 muaj që i përgatit mëngjesin tim biri, pica apo kulaç me vezë”.

“Jo moj vajzë – unë si nënë të kërkoj të respektosh tim bir dhe shko bëj foto me @borisbecker dhe bikinin tënd tërheqës, por të lutem qëndro larg nga im bir”.

Lilly shkruante me tej e zemëruar për faktin se Lilian dukej në foto që prekte Amadeus prandaj i sugjeronte asaj “mbaj më mirë dorën e Boris”.
“Boris nuk do të të tregonte, prandaj ndryshe ti nuk do ta merrje mesazhin!

“Kalofshi pushime të mrekulueshme – por pa prekur fëmijën tim! Ai nuk preket, pikë!!”

Ish-profesionisti i tenisit është shoqëruar më parë dhe me modelen Yoana Montero para një historie me një tjetër modele vitin e kaluar, 32-vjeçaren Layla Powell.

Tenisti ka katër fëmijë nga dy gra të ndryshme – më i madhi Noah, 26 vjeç, me ish-gruan Barbara dhe bijën 20 vjeçare Anna Ermakova, me Angela Ermakova.

Boris dhe Lilly kishin kaluar 13 vjet së bashku para se të ndaheshin 2 vjet më parë.

FOTO GALERI
2/5
E dashura e re Lilian ishte pare t'i afrohej si shume Amadeus

Top Channel