Tiranë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel