Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar përsëri një numër të lartë të vdekjeve për shkak të koronavirusit.

10 persona kanë humbur jetën në përballje me covid 19, referuar të dhënave Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Edhe numri i të prekurve vijon të jetë në nivele të larta. 224 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kryerjes se 434 testimeve.

Në total, në Kosovë kanë humbur jetën 236 qytetarë që sipas autoriteteve  shëndetësore kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqërusese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast”

Top Channel