Radhët në ambasadën shqiptare në Athinë, stafi vendos të punojë me orare të zgjatura
31/07/2020 22:06
Mbas situatës së krijuar në ambasadën tonë në Athinë dhe radhëve të gjata që u shënuan atje gjatë paradites, stafi vendosi të punojë me orë të zgjatura, deri në përfundimin e aplikimeve për të gjithë emigrantët që ishin në radhë.
Ndonëse ora po afron 23:00 sipas orës lokale,sportelet e ambasadës mbeten të hapura për emigrantët. Sot janë shërbyer afro 500 aplikime dhe rreth 200 tërheqje pasaportash dhe kartash identiteti.
Top Channel