“Kam në duar fëmijën tonë”/ Gruaja shfaqet në mes të dasmës dhe i “kërkon” llogari dhëndrit (VIDEO)

31/07/2020 18:53

Martesa për shumëkënd është konsideruar si dita më e bukur e jetës. Por një gjë e tillë nuk rezultoi për një çift, kur pak para sa të merrnin bekimin e priftit, një grua shfaqet në dasmë dhe pretendon se ajo dhe dhëndri kanë një fëmijë bashkë.

“Anthony! Pse bën sikur s’më njeh… Kam në duar fëmijën tonë”, dëgjohet të thotë një grua.

Këto fjalë duket se nuk i bënë përshtypje dhëndrit, i cili i kërkoi priftit që të vazhdonte me ceremoninë. Por gruaja vazhdonte me të sajën dhe ripërsëriti arsyen se përse ndodhej në atë vend.

“Anthony, e di që më dëgjon dhe e dinë shumë mirë kush jam”, shtoi më tej gruaja.

Më pas reagoi vajza e nuses së dasmës, e cila iu vërsul gruas për ta goditur me një buqetë lulesh që mbante në duar.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel