Sot po mbahet seanca e fundit parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës në Kuvend kryeministri Edi Rama ka pasur një debat me deputetët Alimadhi dhe Roshi dhe Kujtim Gjuzin.
“Ju jeni thjesht kopje e zezë, Sailu i pari dhe të gjithë ata që janë jashtë, një kopje e zezë të shkuarës që I turreni të kuqes si demi por në fakt jeni e zeza kur e ktheni politikën në një instrument për të sharë e fyer njerëz, ndërkohë që politika është sporti i vështirë. Nuk është për ty, por ty të solli këtu ai vagoni. Ti je thjesht një lopatë,je bishti i një lopate, lopata quhet balli nr 2 dhe pretendon ti të vish prapë në parlament, nuk do ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Me votimin e sotëm vagonat me lopata do të shkëputen nga treni i pluralizmit”,tha Rama.
Kryeministri Rama: Ballist! Churchilli, ballist, thotë se kush nuk ndryshon mendim është budalla dhe unë jam shumë i qetë sot që pavarësisht se nuk kam të njëjtin mendim të lartë si Rudina apo Murrizi por ama kjo është ajo që do populli këtë do bëj. Dhe sa për komunistin, ballist unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me komunizmin. Im at po ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë kur ju. Të thuash ty ju është fyerje e Mitat Frashërin. Ti je një beteje e lodhur në një gropë të historisë. Por po ju them edhe një herë unë nuk kam asnjë problem me komunist e ballist dhe ju këtë e mësuat nga Enver Hoxha, se ju bëri më të zinj se sa veten sit ë sulmoni kundërshtarin, dhe fatmirësisht nuk keni asgjë në dorë se po të kishit do të ishit më të zinj se Enveri. Ndarja mes demokratëve këtu është. Demokratët dhe Socialistët janë demokratë. Socialistët janë antifashistë dhe merren me ideologjitë. Ju jeni thjesht kopje e zezë, Sailu i pari dhe të gjithë ata që janë jashtë, një kopje e zezë të shkuarës që I turreni të kuqes si demi por në fakt jeni e zeza kur e ktheni politikën në një instrument për të sharë e fyer njerëz, ndërkohë që politika është sporti i vështirë. Nuk është për ty, por ty të solli këtu ai vagoni. Ti je thjesht një lopatë,je bishti I një lopate, lopata quhet balli nr 2 dhe pretendon ti të vish prapë në parlament, nuk do ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Me votimin e sotëm vagonat me lopata do të shkëputen nga treni I pluralizmit.
Top Channel