Pamjet/ Aksident i fortë në Berat, përplasen dy makina, njëra përfundon në një lokal

30/07/2020 18:08

Një aksident i fortë është shënuar mesditën e sotme në lagjen periferike të qytetit “Uznovë”.

Dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka përfunduar në ambientin e rrethuar të një lokali në anë të rrugës, duke përplasur nga pas një mjet dhe fuqia e goditjes e ka thyer rrethimin dhe stendat e lokalit.

Automjeti tip Reno ishte i parkuar në parkimin e lokalit dhe më pas drejtuesi mjetit tip BMW ka humbur kontrollin duke goditur nga pas automjetin Reno që ishte i parkuar. Të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë ne gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes. Sipas policisë,shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip BMW,me targa AA 199 AT,i cili ka goditur fuqishëm në ecje mjetin tip Reno,me targa AA 703 BG,duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge dhe brenda ambjenteve të jashtme të një dyqani,ku edhe ka shkaktuar dëme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel