Ndryshimet Kushtetuese/ Yuri Kim, Soreca dhe Duncan Norman i shkojnë Bashës në zyrë

30/07/2020 19:35

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadori britanik kanë shkuar në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Takimi i tyre vjen pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament sot.

Ky është takimi i dyti brenda javës pasi, ditën e martë opozita e bashkuar thirri në takim ambasadorët për t’i njoftuar mbi qëndrimet e saj për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Basha reagoi ashër duke thënë se nuk do i njohë dhe se refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të ulen dhe të vijojnë diskutime për reflektimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për listat dhe koalicionet.

Vijon…

Top Channel