Ndryshimet kushtetuese/ Raportuesja për Shqipërinë në PE: Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri

30/07/2020 18:55

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri që i hap rrugë listave të hapura.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo kërkon që palët të përfshihen në dialog konstruktiv mbi marrëveshjen e 5 qershorit.

“Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha palët, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv mbi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën elektorale, një kriter themelor për procesin e integrimit në BE”, shkruan ajo në Twitter.

Top Channel