Me vetëm 2 vota diferencë! Suzana Golemi zgjidhet Rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

30/07/2020 19:06

Suzana Golemi është zgjedhur rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Ka perfunduar procesi i numërimit të votave të pedagogeve, nga ku Golemi ka dalë fituese me 2 vota diferencë.

Ndërkohë po numërohen votat e studentëve, por në baze të formulës, pritet që ato të mos ndikojnë në këtë rezultat.

Golemit ja dhanë fitoren bindëse dy fakultete, ai i Shkencave të Natyrës ku ishte vetë dekane dhe Drejtësia, ku fitoren e ka patur me bindëse.

Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektori në detyrë.

Top Channel